20:54 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shtyhet evakuimi në Aleppo, mijëra ‘’rebelë’’ në mes bombardimeve

12:35 | 14/12/2016
në Bota
0
Shtyhet evakuimi në Aleppo, mijëra ‘’rebelë’’ në mes bombardimeve

Evakuimi i rebelëve nga Aleppoja lindore, që pritej të fillonte gjatë mesnatës së të martës, është shtyrë me shumë gjasa deri të enjten, pasi kanë rifilluarbombardimet dhe përdorimi i mjeteve të rënda. 

Armëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e Rusisët dhe Turqisë u duk se do t’i jepte fund luftimeve por nuk ka ndodhur kështu. 

Forcat siriane nisën bombardimin e zonave të kontrolluara nga rebelët mëngjesin e kësaj të mërkure, në atë që Rusia tha se ishte kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se rezistenca e rebelëve do të marrë fund brenda dy apo 3 ditëve të ardhshme.

Zyrtarë të aleancës ushtarake që lufton në mbështetje të Assadit nuk kanë qenë të disponueshëm për të komentuar arsyet pse është shtyrë evakuimi i civilëve dhe rebelëve nga zonat e fundit të kontrolluara prej tyre.

Turqia fajësoi forcat e qeverisë siriane dhe grupe të tjera, se po përpiqen të pengojnë marrëveshjen për evakuim, ndërsa tha se duhet të zhvillohen më shumë bisedime me Rusinë dhe Iranin. Burime të forcave rebele fajësojnë pikërisht Republikën Islamike për pengesat e fundit.

Gjatë së martës, burime të ndryshme dhanë afate të ndryshme se kur do të niste evakuimi i banorëve. Një zyrtar i ushtrisë së Assadit tha se pritej të fillonte në 5 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa zyrtarë të opozitës prisnin që grupi i parë i njerëzve të plagosur të evakuohej më herët. Megjithatë, askush nuk është larguar nga zonat e rrethuara të Aleppos gjatë mesnatës, siç thanë dëshmitarë të “Reuters” pranë pikës së evakuimit të rënë dakord mes palëve, aty ku presin rreth 20 autobusë.

Etiketa: botaSiria
Pas

Rama: Dy mijë lekë shpërblim për familjet në nevojë, 6 mijë për pensionistët

Para

Luftime të ashpra, ndërpritet evakuimi i civilëve nga Aleppo

Para
Luftime të ashpra, ndërpritet evakuimi i civilëve nga Aleppo

Luftime të ashpra, ndërpritet evakuimi i civilëve nga Aleppo

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

Përplasja për projektligjin e taksave, Musk i kundërpërgjigjet Trump-it

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.