Shtyhet seanca për në 3 nëntor gjyqi për vulën e Partisë Demokratike. Gjyqi do të zhvillohet pas 2 ditësh në orën 9:00. Shkak për këtë është se gjykata kërkon të njihet me kërkesën e depozituar nga Gazment Bardhi me 28 korrik, ku kërkohet të mos njihet Lulzim Basha në krye të PD.
Kërkesa është depozituar në gjykatën civile vetëm një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe është në shqyrtim nga Gjyqtarja Blerina Muça.
Kthupi- Gjykatës: Mbi çfarë baze keni legjitimuar palët?
(Referuar Çlirim Gjatës e Franc Nuraj për Rithemelimin dhe Marash Logu e Redi Ramaj nga fraksioni i Gazment Bardhit)
Indrit Sefa: Kërkojmë dokumentacionin e paraqitur në këtë gjykim nga pala e legjitimuar.
Marash Logu: Ligjshmëria dhe kushtetushmëria e këtij gjykimi cënon një tjetër gjykim dhe një tjetër padi në gjykatë, e bërë nga Këshilli Kombëtar i PD, i bërë në korrik, 2023, afërsisht dy muaj përpara se pala kërkuese të kërkonte regjistrimin e ndryshimeve statutore.
Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD, Lulzim Basha.
Në këto kushte, duke qenë përballë një kërkese për të cilën është ngritur padi, atëherë do jemi përballë dy gjykimeve që përplasin njëra tjetrën.