Gjykata e Posaçme për gjykimin e çështjeve kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shtyrë sot vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Bëhet me dije se seanca gjyqësore do të zhvillohet më datë 5 mars 2024.
Avokati i Belerit deklaroi për mediat se ky është një proces i paligjshëm.
“Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat. Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë. Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulattet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit.”, tha avokati i Belerit.