Është shtyrë seanca në gjkko për dosjen e sterilizimit, për shkak të mungesës së avokatit të ilir beqajt, Ermal Yzeiraj dhe avokatit të një pandehuri tjetër. Beqaj ishte vetë i pranishëm në seancë, teksa gjykata i ka caktuar më herët avokat kryesisht. Ai tha se kërkon të përfaqësohet nga avokati Florian Bonjaku, duke qenë se yzeiraj paraqiti raport mjekësor. Beqaj ndërkohë iu drejtua avokatit të caktuar kryesisht: “ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu”.
Gjykata shtyu seancën me dy javë për ti dhënë kohë Floruan Bonjakut të njihet me aktet, ndërsa pezulloi afatet e paraburgimit gjatë kësaj kohe për të gjithë të pandehurit. Të pranishëm në seancë ishin pothuajse të pandehurit, mes të cilëve edhe ilir rrapaj e klodian rrjepaj