Diskutimet e sotme në Komisionin e Ekonomisë kanë shtyrë miratimin e pr.ligjit për Korporatën e Investimeve. Arben Elezi, nënkryetar i komisionit ka bërë me dije se ligji për korporatën e investimeve është shtyrë, me dakortësinë e opozitës dhe të maxhorancës.
“Do të bëhet një komision duke u shqyrtuar nga ekspertët dhe dy përfaqësues të opozitës dhe maxhorancës. Do ta shqyrtojmë dhe çdo gjë do të bëhet në dobi të qytetarëve shqiptare, sepse ligji për Korporatën nuk ka trasparencë dhe nuk i shërben qytetarëve shqiptarë”- ka bërë me dije z. Elezi.
Në draftin e publikuar më parë të qeverisë u bë e ditur se, Koorporata e Investimeve, e organizuar në formën e shoqërisë aksionare, do të ishte një korporate shtetërore që do të realizojë investime public. Kkapitali themeltar për ngritjen e korporatës së investimeve do të financohet nga buxheti i shtetit.
Sipas pr.ligjit, korporata ka të drejtën të marrë pronësinë e çdo prone publike, të cilën ajo e vlerëson si të përshtatshme për projekte investimi.
Përveç pronave shtetërore dhe kontributit nga buxheti i shtetit, qeveria i ka dhënë të drejtën korporatës së investimeve që të hyjë në marrëdhënie financiare me bankat, pra të marrë kredi nga
Përmes kësaj pike, qeveria i hap vetës mundësinë që të marrë borxh publik jashtë buxhetit.
Ky pr.ligj u kundërshtua nga shumë ekspertë ekonomie të cilët theksuan se ka risk për rritje te barrës së borxhit. Por jo vetëm kaq. Edhe institucione ndërkombëtare e kanë kundërshtuar atë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit korrik, ka sugjeruar të rishikohet propozimi për këtë ligj.
“Autoritetet po konsiderojnë krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) – një institucion zhvillimi që do të shfrytëzonte asetet shtetërore “të lira” duke përdorur institucionet financiare si dhe burime të tjera financimi. Detyrat e korporatës do të përfshijnë përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të investimeve në pronën shtetërore dhe financimin ose bashkëfinancimin e projekteve të tilla. Stafi fuqimisht u këshilloi autoriteteve që të rishikojnë propozimet për krijimin e AIC, për të shmangur rreziqet ndaj buxhetit dhe për integritetin e kuadrit të menaxhimit të investimeve publike. Në formatin që është, projektligji do të lejonte qeverinë të drejtonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin AIC në një instrument shpenzues jashtë buxhetit, çka rrezikon të ulë disiplinën fiskale dhe të anashkalojë proceset e menaxhimit të investimeve publike. Në vend të kësaj, kuadri duhet të sigurojë që AIC do të veprojë në baza komerciale dhe të jetë një zgjatues i qeverisë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e AIC në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. Stafi gjithashtu rekomandoi kufizimin e kontributit financiar të qeverisë në AIC më qartë në legjislacion dhe ta bëjë AIC subjekt të Ligjit të Prokurimit Publik.’- thuhej në raport. Monitor