Seanca gjyqësore ndaj Mark Frrokut është shtyrë për në datën 12 prill pasi avokati kërkoi kohë për mbrojtjen e tij. Mark Frroku akuzohet për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë.
“Më duhet më shumë kohë për mbrojtjen”, u shpreh avokati I Mark Frrokut.
Ish-deputeti Mark Frroku, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën nuk është dënuar asnjëherë. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij.
(J.V/Shuplaka)