Ka dështuar për të katërtën here seanca gjyqësore paraprake në Gjykatën e Lezhës për 5 personat e akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirdite.
Shkak për shtyrjen e seancës u bënë vonesat në nisjen e gjyqit ç’ka solli largimin e dy avokatëve. Avokati Gëzim Ndoj thotë se nuk ka asnjë provë që i implikon për personat në këtë çështje dhe gjithçka është e sajuar.
Seanca gjyqësore është caktuar të mbahet më 16 nëntor, ndërsa gjatë ditës së sotme jashtë ambienteve të Gjykates ishin familjarë të të gjithë të akuzuarve.
“Për shkak të disa vonesave të institucionit të ekzekutimeve për vendimet penale, pra transportin e të paraburgosurve. Pra për shkak të këtyre vonesave është shtyrë seanca, pasi avokatët kishin seancat e tyre të planifikuara. Jemi para faktit që organi drejtues nuk ka zbatuar disa detyra. Hetimet që janë bërë janë të paplota, aq më tepër nuk ka asnjë provë. Për këtë çështje gjyqi është bërë më parë nga mediat, një gjyq moral për të pandehurit.
Ekspertiza mjekoligjore? Nuk ka rezultuar që vajza të jetë abuzuar, nuk ekziston një video, është vetëm thjesht kallëzimi i babait të të miturës i cili i referohet vetëm thënieve të të miturës. Nuk ka asnjë video aq më pak të jetë shantazhuar nga të pandehurit. Ne do të kërkojmë pushimin e çështjes pasi është një hetim i paplotë dhe është kryer në nxitim e sipër dhe prokurori e ka mbyllur në një afat shumë të shkurtër e cila është e padrejtë dhe e paligjshme”, tha avokati Gëzim Ndoj.