Barcelona dhuroi spektakël në Angli kundër Tottenham, në ndeshjen e dytë në grup të vlefshme për javën e dytë në UEFA Champions League, ndeshje që u fitua nga katalanasit me rezultatin 4-2.
Performanca sensaionale e sulmuesit argjentinas i la mediat të habitura: “Kishte dy shfaqje në “Wembley”, një që i dha Barcelonës një moment shumë të mirë dhe një tjetër, atë që Messi dha për të luajtur diçka që vetëm ai mund të bëjë”, shkruan “The Telegraph”.
Ai bëri gjithçka për t’i dhënë fitoren ekipit të tij dhe gjithçka që bëri ishte e bujshme. “Messi, Maestro, e ndriçoi sërish “Wembleyn” dhe e vendosi Tottenhamin në një situatë të rrezikshme të eliminimit të parakohshëm”, ka shkruar “The Guardian”.
“The Independent”: “Është një kënaqësi për të parë atë të luajë, edhe pse lojtarët e Tottenhamit nuk do të besojnë të njëjtën gjë”, thonë ata për Messin. “Ai shënoi gola, ndërtoi aksione, vrapoi, krijoi … ai bëri gjithçka dhe gjithçka shumë mirë”, vijon e përditshmja angleze.
“Express”, Rio Ferdinand, ish futbollist i Manchester United dhe ekipit kombëtar anglez, ndër të tjera nuk kursyen asnjë fjalë të mirë për lojtarin e tij të admiruar: “Ai është më i miri nga të gjithë ata që dalin për të luajtur në çdo fushë të lojës”.
“Times Sport” nuk heziton të shkruajë: “Kur të jeni të shkëlqyeshëm si Lionel Messi atëherë gjithçka duket e mundshme, madje dhe të vendosi kur dhe si do ta godisni topin. “Harroni gjithçka, nga FA (pronari i Wembley) dhe nga Shahid Khan (pronari i Fulham, i cili donte ta blinte): Messi është pronari i vërtetë i “Wembley”. Dje e mundi plot klas Tottenhamin. Bashkë me Pele dhe Maradona është më i madhi i të gjitha kohërave”, shkruan SportPlus.
“Mirror”, është i fokusuar më shumë në përformancën e Messit: “Tottenham u mundua, por nuk mundi të gjejë një përgjigje për madhështinë e Messit. Argjentinasi ishte ndryshimi në “thriller”-in e “Wembley”, ku Barcelona mposhti 4-2 Tottenham”.
Edhe “Independent”, ka bërë komentin e vet: “Ishte një shfaqje mbresëlënëse, privilegj për ta parë Messin duke vallëzuar në “Wembley”.
“Ole”, gazeta argjentinase ka vlerësuar aftësinë e Messit për të zgjidhur ndeshjet: “Çelësi për të shuar iluzionet e Tottenham ishte “10” i Blaugrana-ve”.
“Gazzetta dello Sport” ka nënvizuar: “Messi e vuri vulën e tij personale në fitoren e spanjollëve. Barcelona, falë yllit të vet, arriti kuotën e 602 golave në 300 ndeshje të luajtura në kompeticionin madhor kontinental për klubet”.
“Bild”, thotë shkurtimisht se “Barcelona merr fitoren e saj të dytë në grup, falë ndikimit absolut të Lionel Messit”.
Discussion about this post