Deklaratat e kryeministrit Rama në intervistën për ‘Politiko’ se nëse nuk do të hyjë në Europë Shqipëria bashkohet me Kosovën kanë nxitur reagime të menjëhershme në Serbi.
Mediat serbe kanë hapur të përditshmet e tyre me pretendimin se shqiptarët janë në kërkim edhe një herë për luftë. Deklaratat e Ramës u pasuan edhe nga mbështetja e Presidentit kosovar Hashim Thaçi.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic tha se “Shqipëria e Madhe” do të mbetet një ëndërr, ndërsa ministri i Jashtëm Serbain, Ivica Dacic, i kërkoi faktorëve ndërkombëtarëtë reagojnë menjëherë.
Një deklaratë e veçantë erdhi edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili tha nga Bujanocit që shqiptarët e Serbisë duhet të bashkohen me Kosovën dhe Shqipërinë.
“Unifikimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë kuptim pa Kosovën Lindore, unifikimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”, tha Musliu.
Politikanë të tjerë në Luginën e Preshevës nuk e komentuan deklaratën e Ramës, po për Musliun nuk ka dyshime se Beogradi kurrë nuk ka dashur që të punojnë me shqiptarët në Serbi, kjo është arsyeja pse zgjedhja e tyre e vetme është që të bashkohen me Kosovën dhe Shqipërinë.
Mediat serbe pretendojnë gjithashtu se mbështetja e NATO-s për luftë nuk ka munguar. Zyrtarët serbë i kërkuan komunitetit ndërkombëtar të reagojë në lidhje me deklaratat e politikanëve për shqiptarë dhe të Kosovës. (E.K/SHUPLAKA)