Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me rastin e publikuar në rrjetet sociale, ku shihej që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar.
Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose Komisariatin Dixhital, duke ju siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm.
Lexo lajmin dhe shiko videon: