16:12 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme, reagon PD: 30 ditë të mjaftueshme për të rikthyer qytetarët në banesa, po mbahen peng

15:54 | 16/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zoti Basha kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme?!”, kreu i PD u përgjigjet gazetarëve

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të shtyrë deri në muajin mars gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar pas tërmetit.

Përmes një deklarate për mediat, PD shprehet se e gjitha kjo bëhet që mazhoranca të fshehë krizën politike dhe të shtyjë miratimin e reformës zgjedhore.

Sipas demokratëve, 30 ditë janë të mjaftueshme për të rikthyer banorët nëpër shtëpitë e tyre.

Reagimi i plotë i PD:

Me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj të tjerë, qeveria nuk i shërben qytetarëve të prekur nga tërmeti, por axhendës politike të Edi Ramës.

Për një qeveri, e cila nuk ka si prioritet përfitimet politike dhe financiare nga fatkeqësia e mijëra njerëzve, 30 ditë janë të mjaftueshme për t’u rikthyer qytetarëve sigurinë për banesat, për të bërë planin për strehimin e përkohshëm të të gjithë të prekurve dhe planin për rindërtimin e banesave, shkollave dhe sipitaleve të dëmtuar.

Këtë afat Edi Rama e përdori për shou dhe jo për ofrimin e zgjidhjeve në dobi të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Asnjë plan i prezantuar, asnjë masë konkrete e marrë, vetëm fjalë boshe, identike me fjalët boshe pas tërmetit të Qershorit 2019 në zonën e Korçës dhe tërmetit të 21 Shtatorit.

Fakti që kjo qeveri nuk është e aftë që brenda afatit kushtetues 30 ditor të bëjë planin e nevojshëm për marrjen e masave që përballojnë fatkeqësinë natyrore, është treguesi më i qartë i dështimit dhe paaftësisë së Edi Ramës për t’u shërbyer në kohë qytetarëve. Propozimi i Edi Ramës që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjasë deri në Mars 2020 nënkupton që qytetarët do të mbahen peng dhe deri atëherë Qeveria nuk do t’i ofrojë asnjë zgjidhje. Qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kanë nevojë urgjente për zgjidhje.

Për Partinë Demokratike është e rëndësishme që qytetarët të qartësohen sa më parë, që Qeveria të prezantojë menjëherë masat për menjanimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, që Qeveria të mos shtyjë zgjidhjen e situatës, por të planifikojë fondet e mjaftueshme financiare për t’i dhënë zgjidhje qytetarëve. Kjo duhet të bëhet tani, pa asnjë shtyrje, pa asnjë zgjatje. Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është e justifikuar, pasi ajo nuk u shërben qytetarëve.

Duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend, duke keqpërdorur krizën pas tërmetit, të shkaktuar, në një masë të madhe, nga korrupsioni shtetëror dhe paaftësia për të menaxhuar situatën.

Duke shtyrë edhe me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme, Edi Rama synon të pengojë implementimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike, siç Bundestagu kërkon, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, përsa kohë vendi është në një situatë të tillë.

Etiketa: gjendja e jashtezakonshmePD
Pas

VIDEO epike/ Në dashuri me veten, vogëlushi nuk ngopet së puthuri reflektimin e tij

Para

“Ju njoh mirë të gjithëve”/ Edi Martini e nis me ‘sulm’, cili është kushti që iu vendosi lojtarëve

Para
“Ju njoh mirë të gjithëve”/ Edi Martini e nis me ‘sulm’, cili është kushti që iu vendosi lojtarëve

"Ju njoh mirë të gjithëve"/ Edi Martini e nis me 'sulm', cili është kushti që iu vendosi lojtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin e viktimave nga sulmi

Gjeneralët më të rëndësishëm të Iranit, cilët janë 3 “kokat” e ushtrisë së Teheranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

Macron komenton mbi sulmet izraelite ndaj Iranit: Palët të ushtrojnë përmbajtje

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”, ministri Blendi Gonxhja: Jemi në momentin më të mirë, inovacioni dhe teknologjia sektorë të rëndësishëm të ekonomisë digjitale!

Iranianët dalin në protesta e kërkojnë hakmarrje, Presidenti bën thirrje për unitet

BE transferon 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

“Nuk do ta njohim Kosovën”, Vuçiç tmerrohet nga fjala “Kosovë” në Çeki

Irani tërhiqet nga bisedimet për negociatën bërthamore me SHBA-në!

Murtaja e dhenve, 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

Netanyahu sfidoi Trump/ Presidenti i SHBA i kishte kërkuar të mos sulmonte Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.