22:53 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtyrja e mbledhjes së KLP, reagon Komisioneri Publik: Afati për shqyrtimin e ankimimit mbaron sot

14:41 | 23/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyrja e mbledhjes së KLP, reagon Komisioneri Publik: Afati për shqyrtimin e ankimimit mbaron sot

Komisioneri Publik reagon pas shtyrjes së mbledhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

KLP do të miratonte sot listën me kandidatët për për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. KLP ka kërkuar të dijë nëse Komisioneri Publik do të ankimoje rikonfirmimin e Olsian Çelës në detyrë, pasi ky i fundit kaloi me sukes procesin e vettingut.

Ndërkohë sipas KLP shkak i shtyrjes së mbledhjes ka qenë mosdhënia e një përgjigje nga Komisioneri Publik lidhur me kërkesën e tyre.

Ndërkohë, Komisioneri përmes një deklarate për shtyp sqaron situatën, duke theksuar se kanë afat 15 ditë.

“Komisionerët Publikë, duke qenë institucioni i vetëm, ndër tri institucionet e rivlerësimit, që në bazë të ligjit, kompetencën e tij kushtetuese për të ankimuar ose jo vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e ushtron brenda një afati të prerë kohor, 15 ditë, janë duke përmbushur detyrimet e tyre me kapacitet të plotë”, thuhet mes të tjerash në deklaratë:

Njoftimi i plotë:

Institucioni i Komisionerëve Publikë, në vijim të informacioneve të publikuara sot në media, rreth shkaqeve të shtyrjes së Mbledhjes së radhës së KLP-së, që kishte në rend dite miratimin e listës përfundimtare të kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, bën më dije se vendimi nr.185, datë 23.7.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Olsian Çela, bazuar në nenin 63, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, i është njoftuar Komisionerit Publik në datë 6.9.2019, nëpërmjet shërbimit shtetëror postar.

Bazuar në nenin 63, pika 1, e ligjit nr. 84/2016, Komisionerët Publikë kanë afat 15 ditë, nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ta ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nisur nga fakti që afati 15-ditor, në rastin konkret, mbaronte më datë 21.9.2019, ditë e shtunë,  bazuar në nenin 148 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 56 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për paraqitjen e ankimit mbaron ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit, pra sot, e hënë, datë 23.9.2019.

Komisionerët Publikë, duke qenë institucioni i vetëm, ndër tri institucionet e rivlerësimit, që në bazë të ligjit, kompetencën e tij kushtetuese për të ankimuar ose jo vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e ushtron brenda një afati të prerë kohor, 15 ditë, janë duke përmbushur detyrimet e tyre me kapacitet të plotë.

Ju bëjmë më dije se nga data 4.9.2019, Komisionerëve Publikë u janë njoftuar 10 vendime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të cilat njëkohësisht janë në proces shqyrtimi nga Komisionerët Publikë.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, të gjitha vendimet e marra nga Komisionerët Publikë, për të ushtruar ose jo ankim ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, publikohen menjëherë në faqen zyrtare të institucionit:  http://ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Etiketa: KLPkomisioni publik
Pas

Zemërim tek prindërit në Angli, shkollat u mësojnë fëmijëve 6 vjeç si ‘të prekin veten’ në shtrat

Para

E konfirmon Sarri, tronditet Juve: Ronaldo ka një problem muskular

Para
Juventus/ Sarri dhe CR7 takohen ballë për ballë, detaje nga takimi tyre

E konfirmon Sarri, tronditet Juve: Ronaldo ka një problem muskular

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.