Federata Europiane e Gjuetisë, ka nisur një letër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, ku kërkon që të rishikohet projektligji për zgjatjen e moratoriumit për gjuetinë edhe për 5 vite të tjera.
Në letrën e dërguar nga Ramës, ndër të tjera shkruhet: Na vjen keq që praktika e gjuetisë së qëndrueshme në Republikën e Shqipërisë nuk është e mundur dhe ju bëjmë thirrje urgjente të rishqyrtoni vendosjen e një moratoriumi 5 vjeçar. Nëse miratohet do të kishte pasoja katastrofike për faunën dhe florën e Shqipërisë.
Postimi i Plotë nga Federata Shqiptare e Gjuetisë:
Mbështetje nga Ndërkombetarët.
Sot nga Brukseli Federata Europiane e Gjuetise ka nisur nje leter Kryeministrit te Shqiperise ne kundershtim te moratoriumit te gjuetise.
Po ju prezantojmë tekstin e shkruar.
Nje kopje i është nisur dhe Parlamentit Europian dhe Komisionerit per zgjerim ne BE.
Lajmin e njoftoi ministrja Mirela Kumbaro pas mbledhjes së këshillit të ministrave në datën 30 mars.
“Sot miratuam një projektligj të ri, por vazhdim të dy ligjeve të tjera, shpallja e moratoriumit të gjuetisë për 5 vitet në vazhdim. Ka pasur dy ligje më parë një në 2014 dhe një 2016 deri në vitin e kaluar.
Duke konstatuar të gjitha efektet pozitive të këtyre dy masave në lidhje me faunën e egër dhe sidomos shpendët e egër është konstatuar veçse një rritje e llojit dhe faunës dhe një qetësim i habitatit të këtyre dhe ndërgjegjësim më i madh i popullatës.
Kjo kufizon edhe lejen për pajisje armësh gjahu” tha Kumbaro. Vendimi pritet që të sjellë reagimin e shoqatës së gjuetarëve.