13:42 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Shtyrja e Vettingut, mundësi për opozitën apo mungesë e dokumentacionit për kandidatët e komisioneve?

07:43 | 07/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Shtyrja e Vettingut, mundësi për opozitën apo mungesë e dokumentacionit për kandidatët e komisioneve?

Në fakt seanca e mbrëmshme nuk pritej të shoqërohej me surpriza. Maxhoranca nuk mund të miratonte e vetme pa opozitën komisionet për Vettingun. Kuvendi miratoi kthimin e dosjeve të kandidatëve për komisionet e vettingut tek Avokati i Popullit për rishqyrtim.

Ngritja e organeve të Vetting-ut rezultoi të ishte një proces më i komplikuar sesa pritej. Parlamenti nuk e respektoi dot afatin 3 ditor të nisjes së punës për verifikimin e kandidatëve. Mospjesëmarrja e opozitës mbetet një shkak, por në këtë rast nuk ishte ai kryesori, për të cilin maxhoranca vendosi të kthejë një pjesë të dosjeve tek Avokati i Popullit.  Ata janë 79 kandidatet që operacioni ndërkombëtar i monitorimit vlerësoi se plotësojnë kushtet formale, por u mungon dokumentacioni për të provuar çdo kriter që kërkon ligji.

“Formalisht nuk plotësohen kriteret për mungesë dokumentacioni. Si një dokument i pa noterizuar, për një dëshmi të gjuhës së huaj, etj. Kështu që komisioni që kishim në rendin e ditës sot do të kishte 21 kandidatë për 28 vende. Presidenti i republikës nuk e ushtroi kompetencën që kishte, sigurisht ia kaloi Avokatit të Popullit”, u shpreh Ruçi.

Parlamenti vendosi t’u japë një javë kohë për të plotësuar dokumentacionin. Një javë kjo që do të shfrytëzohet edhe si një thirrje për aplikime te reja.

Qe të arrihej në këtë vendimmarrje, krerët e maxhorancës, Rama dhe Meta u takuan dy herë të hënën. Maxhoranca ishte unanime në votim, ku ranë në sy votat kundër të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, sipas të cilëve kthimi i procesit tek Avokati i Popullit është i paligjshëm. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: kuvendiVettingu
Pas

Kërcënimet e Koresë së Veriut, SHBA nisin instalimin e sistemit mbrojtës ndaj raketave

Para

Bylykbashi rendit shkeljet e Kushtetutës: T’mort vitingu ishalla

Para
Bylykbashi-Ramës: Me ligjin e Vettingut, theve Kushtetutën!

Bylykbashi rendit shkeljet e Kushtetutës: T’mort vitingu ishalla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhunoi babain e tij, arrestohet 42-vjeçari! Shpallet në kërkim një tjetër që rrahu ish-bashkëshorten

Shpërthen fabrika e armëve në Serbi, disa të plagosur

KAS shqyrton dhe ankimimin për Dibrën, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qark! KQZ: Nuk pati parregullsi

Bisedimet e mundshme të paqes, Turqia shpreson të presë udhëheqësit e SHBA-së dhe Rusisë

Rinisin vizitat turistike në ishullin e Sazanit, ja deri kur do të lejohen

Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor, hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025

Aleanca Putin-Kim ndaj Ukrainës/ Zbulohet shkalla marramendëse e furnizimeve ushtarake të Koresë së Veriut për Rusinë

Carbone-Prodës: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.