Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka përshëndetur vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i bëjë thirrje të gjitha partive politike për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes të plotë në zgjedhjet e ardhshme.
MB ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike të sigurohen për shmangjen e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe vetë zgjedhjet”, shkruan Ambasada britanike.
Rama u shpreh më herët në një dalje për mediat se u sugjeron dy kandidatëve në Kavajë që të tërhiqen nga gara pasi Kavaja dhe gjithë vendi mund të destabilizohej nga tubimet që mbështeten sipas kryeministrit nga çadra e opozitës.
(M.D/Shuplaka)