Gjatë 24 orëve të fundit proçedohen penalisht 5 persona për veprat të ndryshme penale në qytetin e Elbasanit. Mes tyre janë arresuar dhe dy persona që kanë ushtruar dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- G.A., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, më pas kjo shtetase ka tentuar të vet-helmohet duke pirë detergjent.
- E.L., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen ” 28 Nëntori” të Elbasanit në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.L., 33 vjeç, (i cili është proçeduar penalisht në gjendje të lirë), kanë goditur me sende të forta në banesë shtetasin E.Xh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- K.K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Cërrik – Gostim , duke drejtuar mjetin tip ” Fiat” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.H., 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- B.K., 23 vjeç, banues në Durrës , pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e prindërve të tij në Gramsh.