Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë i ka konfirmuar mandatin Agim Kajmakut, kryetarit të Bashkisë së Vorës, duke i dhënë fund në këtë mënyrë edhe shpresës së demokratëve për vendime të drejta të gjyqësorit.
Kërkesën për njohjen e Kajmakut për herë të dytë e ka dorëzuar Partia Socialiste me firmën e Edi Ramës, njësoj siç ndodhi dhe në rastin e Valbona Sakos në Durrës.
Nga ana tjetër për Kajmakun një tjetër trupë gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë kishte shpallur moskompetencën për trajtimin e çështjes.
(E.K/faxweb.al)