Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit Fadil Hasa.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa është një lajm i trishtë, është kumt dhembjeje jo vetëm për familjen e tij, po për të gjithë komunitetin e artistëve, për të gjithë artdashësit e qytetarët, të cilëve ai iu fali aq shumë të qeshura, me humorin e tij realist, të natyrshëm e plot jetë
“Ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa është një lajm i trishtë, është kumt dhembjeje jo vetëm për familjen e tij, po për të gjithë komunitetin e artistëve, për të gjithë artdashësit e qytetarët, të cilëve ai iu fali aq shumë të qeshura, me humorin e tij realist, të natyrshëm e plot jetë.
Duke qenë pranë familjes dhe të afërmve të Fadil Hasës në këto momente dhembjeje, iu shpreh atyre ngushëllimet dhe gjithë solidaritetin e LSI-së, por edhe nderimin dhe mirënjohjen për emrin dhe veprën e tij; Faleminderit Fadil për gjithë sa na ke dhënë, u prehsh në paqe!”
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post