Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 58 vjeçare ka vdekur fotografi i njohur, Yannis Behrakis.
Behrakis, njihet si një nga fotoreporterët më të mirë dhe më të njohur të agjensisë Reuters.
Ai përmes aparatit të tij ka pasqyruar ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme në gjithë botën, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë, shkruan indeksonline.
Fotografitë e tij përmes së cilave i tregoi botës për terrorin që po kryente Serbia në Kosovë, ishin dokumentet më të gjalla dhe reale që flisnin për një luftë të ashpër drejt një populli të vogël dhe të pafajshëm.
Në vazhdim ju sjellim imazhet e shkrepura të fotografit grek, të shkrepura në Kosovë, të cilat morën jehonë në gjithë botën gjatë viteve 98/99.
Discussion about this post