Ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare ikona e futbollit korçar dhe atij shqiptar, Tato Bimbli. Ai ishte i vetmi kampion i gjallë i titullit të parë “Kampion” të Skënderbeut në vitin 1933.
Tato Bimbli, i cili në vitin 1954 mori titullin “Mjeshtër Sporti”, ka punuar për shumë vite si trajner dhe zyrtar i sporteve në qytetin e Korçës.
Lajmi për vdekjen e tij, vjen pak kohë pas atij për portierin e “Skënderbeut”, Klani Marjani, i cili ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare. (XH.A/SHUPLAKA)