Mëngjesin e sotëm ylli i muzikës Rome, Esma Rexhepova ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Këngëtarja në vitin 2013-të është zgjedhur si Mbretëresha e muzikës rome në nivel botëror dhe gjatë jetës së saj është përkujdesur për 47 fëmijë dhe ka mbajtur shumë koncerte humanitare. Esma ka lindur në 8 gusht 1943 në Shkup.
Në karierën e saj më të gjatë se pesë dekata, ka nxjerrë më shumë se 60-të albume muzikore dhe ka mbajtur mbi 8.000 koncerte. Megjithatë, Esma Rexhepova njihet në opinion jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për aktivitetete humanitare. Ajo ka adoptuar edhe 47 fëmijë dhe dy herë është propozuar për çmimin Nobel për paqe.