Emiliano Shullazi dhe bizesmeni Ylvi Beqaj, janë ballafaquar gjatë seancës së sotme gjyqësore. Ku pjesë e ballafaqimit të tyre është bërë dhe ish-kryepalamentaja Jozefina Topalli.
Ka qenë Shullazi ai që i është drejtuar me pyetjen ” A e ke çuar Jozefina Topallin ndonjëherë në Arabinë Saudite?”, bizesmenit Beqaj.
Beqaj është përgjigjur me jo dhe ka shtuar se e gjitha kjo ka qenë një sajesë.
“Absolutisht jo! është sajesë”, ka thënë ai.
Ndërkohë Shullazi i është drejtuar kryetarit duke thënë se “Zoti kryetar, se kur i duhej suport politik, u thoshte atyrë arabëve se pse nuk i bëni ftesë ju”.
Shullazi pretendon se Ylvi Beqja ka pasur lidhje politike me ish-kryeparlamentaren. (S.SH/Shuplaka)