Gjatë senacës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda Emiljano Shullazi deklaroi se disponon përgjime ku prokurorja mëson dëshmitarët se çfarë të thonë në gjyq.
“Kemi incizime për ju kur mësoni dëshmitarët sesi të flasin në Gjykatë” i ka thënë Shullazi prokurores gjatë seancës gjyqësore sot.
Kjo seancë është shoqëruar edhe me debate të tjera. Debatet kanë nisur ndërmjet biznesmenit dëshmitar i mbrojtur, Ylvi Beqja me noteren Aida Spahiu, me të cilën ai u ballafaqua lidhur me kontratën për Vollgën.
Noterja Aida Spahiu deklaroi se i qendron deklarimeve të saj se kontrata për shitjen e hotel Vollgës ishte bërë me vullnet të plotë dhe pa kërcënime.
Por biznesmeni Beqja ka reagur duke thënë se e siguronte Gjykatën se zonja po gënjente dhe kishte prova për këtë. “Po gënjen, kam provat, se jam takuar me të në Rinas”, u shpreh ai.
Avokati i Shullazit iu është drejtuar prokurorëve me fjalët: “Jeni në ditën tuaj të zisë”. Vetë i akuzuari Emiljano Shullazi deklaroi se “është gjykata e ka mësuar Ylvi Beqajn çfarë të thotë.” ( J.V/Faxweb)