Pas komenteve të presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro, në lidhje me pamjen e gruas së Macron, edhe ministri i Ekonomisë braziliane ka mbështetur Bolsonaro-n.
Ministri i Ekonomisë braziliane Paulo Guedes, bie dakord me komentet e Presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me pamjen e gruas së Macron. “Presidenti e tha dhe është e vërtetë,” tha ai gjatë një forumi ekonomik: “Gruaja e tij është me të vërtetë e shëmtuar.”
Por, sekretari i Guedes, në një deklaratë për shtyp u shpreh se ministri “kërkon falje për shakanë që bëri sot gjatë një dalje publike kur përmendi Zonjën e Parë të Francës”.
Ishte presidenti Bolsonaro që sulmoi Brigitte Macron, i cili shkroi një koment në Facebook, javën e kaluar që nënkuptonte se gruaja e Presidentit francez Emmanuel Macron nuk ishte aq tërheqëse sa gruaja e tij Michele Bolsonaro, me të cilën ka 27 vite diferencë moshe. Ai shkroi: “Tani e kuptoni pse Macron po e përndjek Bolsonaro-n” pranë fotografive të dy zonjave të para.
Presidenti francez Macron e quajti sjelljen e Bolsonaros “jashtëzakonisht të pasjellshme” dhe Presidenti brazilian më pas u detyrua ta fshijë komentin e tij.
Brazili dhe Franca janë konfliktuar gjatë javëve të fundit për trajtimin e zjarreve në Amazonë, pylli më i madh në botë, i cili është thelbësor për një klimë të qëndrueshme globale.