Bleona Qereti njihet sot si një prej femrave më të bukura shqiptare dhe pavarësisht se vitet kalojnë, ajo mbetet një ikonë e bukurisë.
Këngëtarja e dashur për publikun është gjithashtu mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku poston momente të ndryshme nga përditshmëria. Madje Bleona nuk e ka aspak problem të tregojë detaje private nga jeta e saj.
Ndërohë një ditë më parë, ajo ka publikuar një fotografi ndryshe nga çjemi mësuar të shohim në “Instagram”-in e saj. Kësaj radhe Bleona nuk vjen me ndonjë foto seksi apo provokuese, por me një imazh që ka bërë ndjekësit e saj të shumtë që të qeshin.
Këngëtarja ka pozuar pranë një maskote, ku i duket vetëm koka. Në këtë foto, Bleona ka vendosur që ta fshehë trupin e saj elegant dhe të duket shumë e “shëndoshë”.
Pavarësisht se nuk është nga ato pozat që fansat prisnin, ata sërish i kanë shprehur mbështetje duke i thënë se “edhe kështu e duan po njësoj”.