13:15 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shumë më lirë se në Shqipëri, qeveria e Kosovës cakton çmimin maksimal të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

11:46 | 27/06/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shumë më lirë se në Shqipëri, qeveria e Kosovës cakton çmimin maksimal të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ka bërë të ditur të hënën çmimet maksimale për derivate të naftës në periudhë 24-orëshe.

Çmimi maksimal për naftë është caktuar 1.85 euro, për benzinë, 1.74 euro dhe për gaz, 0.78 centë.

Sipas Ministrisë, këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e 27 qershorit deri të nesërmen në kohë të njëjtë.

Ky njoftim vjen pasi, më 22 qershor, Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme.

Ky vendim është marrë pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë.

Me raste një litër naftë ka kushtuar 1.91 euro.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka arsyetuar udhëzimin administrativ duke thënë se, në bazë të të dhënave të siguruara nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, është vërejtur se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti opozitare, dhe naftëtarët, kanë kërkuar javë më parë që të ulet akciza për naftën si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), ashtu që të mundësohet ulja e çmimeve.

Megjithatë, Qeveria nuk ka pranuar diçka të tillë, pasi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se thirrja për uljen e akcizës për naftë bëhet për “t’i trashur fitimet e tregtarëve”, dhe se, sipas tij, heqja e akcizës nuk do të nënkuptonte edhe uljen e çmimeve.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Pas

Qeveria do t’iu kompesojë rritjen e çmimeve ndërtuesve, Duma ngre pyetjen: Po kur çmimet ulen, shkoni ua merrni paratë? (Lista e përfituesve ‘sekret’)

Para

Aksidenti me një të vdekur në Vlorë, arrestohet një 43-vjeçare

Para
Përplasen “keq” makinat, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Aksidenti me një të vdekur në Vlorë, arrestohet një 43-vjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

Trump: Nuk jam i kënaqur, Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Berisha: Fox News e cilësoi Ramën si “Ramaduro i Europës”

SPAK merr të pandehur kreun e KPP, Jonaid Myzyrin

Rutte: Shtetet e Bashkuara, të përkushtuara plotësisht ndaj NATO-s

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takohet me shefin e aleancës Mark Rutte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.