13:19 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shumë nice ky libri” deri tek “dasma si zjarr shkarpash që shndërrohen në hi”, një histori e trishtë dashurie

13:25 | 04/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Edison Ypi: Nënat ku*va, motrat prostituta…atyre që përçmojnë protestën. Makinën për Tufinë ta gjejë Bashkia

Nga Edison Ypi

Të dy me shkollë të lartë. Të dy me smartfona. Të dy me email me pasuord që nuk e zbërthen dot as CIA. U njohën gjatë ceremonisë së promovimit të një libri të keq. Ai u mahnit pas saj nga mënyra se si ajo tundte flokët. Ajo u magjeps pas njohurive të tij në fushën e Letërsisë kur ai i tha; “shum’ nice ky libri” dhe ajo ja ktheu: “goxha cool ky autori”. U takuan disa herë. Zbuluan binjakërinë e shpirtrave. Vendosën të fejohen. Pas një viti u martuan. Ndër këngët që u kënduan në dasëm la mbresa të thella “Ristana”, veçanërisht vargu lotëndjellës; “S’pata pare me të majte”. Dikujt që e mori dhëndrin në fotografi duke teshtitur, dhëndëri i tha me ironi: Pasi më more duke teshtitur nga përpara, tani më merr edhe nga pas duke kënduar. Plasi gazi.

Një çakërrqef nxorri nga brezi një kobure dhe u bë gati ta çponte tavanin. Dy që qenë më esëll arritën t’ja heqin koburen nga duart adhuruesit të Traditës vetëm pasi e bindën se kishte ngatërruar shekullin. Dasma po shkonte për bukuri. Kur befas, në një moment u vunë re disa lëvizje nervoze të dhëndërit. Dhëndëri vej-e-vijke me një celular në dorë si i tërbuar. Me gjasa në ekranin e atij celulari duhej të kishte diçka tmerruese. Pas kësaj, dasma nisi t’i ngjante një zjarri shkarpash që shndrrohen në hi.

Në fillim mbyturazi, pastaj me zë më të plotë dasmorët nisën të pyesnin të habitur; ç‘ka ndodhur, ç‘po bën vaki ?! Shpejt u muar vesh se njohjen e beftë, shpirtrat binjakë, dashurinë e zjarrtë, fejesën e ëmbël, dasmën dhe martesën e shumpritur, i kishte marrë lumi. Ai dhe ajo nuk do martoheshin, nuk do bëheshin burr’ e grua, nuk do pillnin bastarda. Pse-pse-pse? pyesnin të gjithë të habitur. Disa të ftuar ja plasën të qarit. Vazhdoi kjo gjendje me pëshpërima, psherëtima, piskama, ku dihej pasoja por jo shkaku, derisa doli një kunat i dhëndërrit që i dha drejtim muhabetit.

Kunati tha: Na vjen keq që i braktisët tavolinat e të ngrënave si arena luftrash të humbura. Ishte e paimagjinueshme të ndodhte një hata e tillë me një dhëndërr sa trendy edhe tradicional si kunati im. Por faktet janë kokëforta. Gjithçka është e dëshmuar me një foto që u bë me celular nga një shok për kok dhe mik besnik i dhëndërrit. E vërteta e hidhur është se në foton fatale që u bë sebep për këtë divorc është fiksuar momenti kur gjatë një vallëzimi rock nuses ju dukën brekët.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Edison Ypihistori
Pas

Vrau gjyshen dhe veten, kush është i riu 25-vjeçar nga Durrësi (FOTO)

Para

Reagon Rama: E vlerësoj përpjekjen e Metës për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike

Para
Gazetari: Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare, kush nuk i shkon nga pas e pëson keq

Reagon Rama: E vlerësoj përpjekjen e Metës për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Ambasadori Daum ishte zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90 kur të tjerët donin që vendi ynë të mbetej Kuba e Adriatikut

Vijojnë kontrollet në kuadër të planit “Plazhi i lirë”, lirohen hapësira publike në Golem

Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

Operacioni “Koordinata”/ Kultivoi 93 bimë narkotike në Golaj, procedohet kryetari i fshatit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendos kurorë në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë

Velipojë /Kapet në flagrancë 20-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi

Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.