Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Përmes një postimi në facebook Kim liston sfidat e të cilat përballet vendi ynë duke filluar nga zgjedhjet, integrimi në BE dhe Reforma në Drejtësi, si dhe bënë me dije se është e sigurtë që bashkëpunimi ShBA-BE në mbështetje të SShqipërisë ëshët më i fortë se kurrë.
“Shumë sfida para nesh, zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 Prillit, oferta e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë jemi dakord se bashkëpunimi ShBA-BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë!”, shkruan Kim në Twitter.