Në prokurorinë e Krujës vazhdojnë hetimet në lidhje me pallatet e shembura në Thumanë për disa shkolla, si dhe ndërtime të tjera, ndërsa shumë shpejt bëjnë me dije burimet, pritet të ketë edhe arrestime.
Vetë kryeprokurori i Krujës jashtë kamerave thotë se me finalizimin e hetimeve do të bëhen publike dhe emrat e personave që do të vendosen përpara drejtësisë.
Si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit, dy pallate u shembën në Thumanë, ku u humbën jetën më shumë se 20 persona.
Po ashtu edhe në Prokurorinë e Durrësit janë duke u kryer hetime mbi cilësinë e punimeve të ndërtimeve që u shembën në 26 Nëntor, duke shkaktuar humbjen e jetëve njerëzore.