Avoktai Altin Goxhaj tha pasditën e sotme në studion e lajmeve në Fax Neës se, nuk ka asnjë propozim nga asnjëra nga partitë e mëdha politike në vend për Reformën Zgjedhore, ndërsa ka theksuar se Rama dhe Basha janë të angazhuar përpara se në Shqipëri të akreditohet ambasadorja e re amerikane ta përmbyllin këtë reformë.
Kjo sipas tij, ndodh për shkakun se dy liderët politik të partive kryesore në vend janë të kapur nga Soros ndërsa argumentoi se, Yuri Kim është e dërguara e posaçme e Trump.
Goxhaj ka thënë gjithashtu se shumë shpejt do të ketë një takim të fshehtë mes Damin Gjiknurit dhe Ivi Kasos ku edhe do të flitet për atë se çfarë do të vendoset për Reformën Zgjedhore.
“Nuk ka asnjë propozim përfundimtar dhe të bërë publik se kush është propozimi për reformën Zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike. Gjithë debati në PD është: a është Rudina Hajdari në grupin e punës, dhe mendojeni pak sa poshtë ka rënë debati.
Një nga faktet e rëndësishme gjatë kësaj jave është prezantimi i ambasadores amerikane në Senat. Ajo tha diçka të rëndësishme, “Unë do të shkoj të zgjidh krizën”, tha ajo. Ajo i kujtoi Lulzim Bashës se është jashtë parlamentit dhe bashkive për mend të kokës. Ambasador është Trump, sepse është e zgjedhur nga ai. Kim është negociatore, çfarë bëjnë këta të dy?
Kanë aq shumë frikë nga ambasadorja, kam çuar një material disa foto nga faqja e Lulzim Bashës i cili postoi një foto me drejtorin e një instituti në Amerikë, të cilin e quajti si një bashkëpunëtor të zgjidhjes së krizës. Ky person i përket fondacionit Soros. Të gjitha fotot e tij janë anti-Trump. Ndërkohë që vjen një amabasadore e Trump për të zgjidhur krizën, Basha shkon dhe takon për të zgjidhur krizën njeriun e Sorosit.
Nga ana tjetër ka dy përplasje të mëdha mes demokratëve dhe republikanëve, kemi përplasjen e madhe që duan të shkarkojnë Trump, përplasje po ashtu për lobimet, ka 100 probleme, ndërkohë që për fat të mirë përcaktohet nga Trump një ambasadore që është zgjedhur prej tij. Luli dhe Rama janë frikësuar aq shumë sepse kjo ambasadore është e dërguara e Trumpit.
Shumë shpejt ka një takim sekret mes Gjiknurit dhe Ivi Kasos, se Gjiknuri duket kështu në televizor, por të gjithë bashkë pijnë alkool. Në këtë takim edhe është planifikuar të flitet dhe të vuloset Reforma Zgjedhore. Kemi një Lulzim Bashë që e orinton PD-në kundër politikës Amerikane se ky që kur ka ardhur në politikë ka pasur për qëllim shkatërrimin e PD-së. Këtë e ka thënë vetë Soros dhe e ka pranuar Berisha. E ka thënë Soros se kam të besuarit e mi në PD dhe Berisha nuk e ka muhuar. Ata e kanë bërë planin e tyre, ndërkohë që unë propozoj që secili të prezantojë platformën e vet zgjedhore”, tha Goxhaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)