22:50 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shumë zhurmë për hiçgjë dhe personeli i fryrë i Vettingut

12:30 | 27/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shumë zhurmë për hiçgjë dhe personeli i fryrë i Vettingut

Nga Ylli Manjani*

Të zgjedhurit e Kuvendit që do bëjnë vetting-un e gjykatësve dhe Prokurorëve, kërkojnë një personel prej 192 personash. Këshilltarë, sekretarë, personel administrativ, plot 192 persona që do t’i shërbejnë 22 të zgjedhurve për të bërë vetting… Shumë! Jashtë mase shumë e ekzagjeruar është kjo kërkesë e tyre!

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, pa llogaritur fare gjykatat e tjera, nuk i kanë e as i kanë patur asnjëherë këto salltanete…E pra gjykatat kanë në dorë drejtpërdrejt liritë dhe të drejtat e njerëzve. Struktura e Vetting jo! Ajo ka në dorë vetëm dosjet e gjykatësve dhe Prokurorëve.

Sikur ky debat të ishte çelë për rritjen e personelit administrativ dhe ndihmës për gjykatat, pa asnjë hezitim do isha në favor të gjykatës! Shumë vonesa në gjykim vijnë edhe për shkak të burimeve njerëzore të mangëta. Ndërkohë gjykimi brenda një afati të arsyeshëm është detyrim Kushtetues.

Por 192 personel administrativ për 22 komisionere që do bëjnë vetting është e PA PRANUESHME! Debati që mos miratimi i kësaj kërkese, “cënon pavarësinë” është i vonuar, por edhe i parakohshëm! I vonuar sepse përzgjedhja e 22 anëtarëve u bë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Rilindjes. Asokohe Rilindja-PD-LSI ishin në “dakortësi”…

Madje Rilindja dhe PD ishin në dashuri, kur u futën në votim emra që u ftuan në konkurim nga Rilindja… Disa prej tyre nuk mund të zgjidheshin sepse ishin ne shkelje të ligjit, por PD dhe LSI heshtën. Pra në këtë kuptim debati për pavarësinë është i vonuar.

Ndërkohë rregulli i mos paragjykimit të askujt, kërkon që 22 komisionerëve i duhet dhënë koha të provojnë me vendime se sa të varur apo të pavarur do jenë. Pra duhet t’i shohim në punë se sa të zotë janë.

Ndaj, debati për numrin e personelit është si hartim i bukur, por jashtë teme dhe jashtë kohe. Kuvendi, pavarësisht problemeve të mëdha politike që ka, ështe krejt legjitim të refuzojë propozime të tilla absurde! Aq më tepër që punën reale dhe voluminoze të vettingut do ta bëjnë institucione të tjera si: ILDKP; DSIK; Agjensia e Pastrimit të Parave; SHISH dhe OMN.

Struktura e Vettingut thjesht do marrë në shqyrtim letrat që vijnë nga këto Institucione dhe formularët e vetë deklarimit.Vettingu duhet të fillojë një orë e më parë. Vetëm pasi të fillojë do shohim çkemi bërë..

*Ish-ministër Drejtësie, jurist

Etiketa: personelVettinguylli manjani
Pas

”S’kam ambicie për kryeministër”, a po thotë Veliaj atë që mendon?!

Para

Vrau efektivin e FNSH-së në Shkodër, David Qosja del me probleme mendore

Para
Vrau efektivin e FNSH-së në Shkodër, David Qosja del me probleme mendore

Vrau efektivin e FNSH-së në Shkodër, David Qosja del me probleme mendore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.