Presidenti francez, Emanuel Macron që nga fillimi ka qënë i palëkundur në dhënien “JO” të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një video të publikuar nga EuroNews Albania, pas konferencës për mediat në Bruksel, Macron ka deklaruar se shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë dhe vetëm pak vende ishin kundër çeljes së bisedimeve për Maqedoninë.
Presidenti francez shprehet se do të ishte gabim i tmerrshëm për Balkanin nëse do të nisnin negociatat vetëm për një vend duke e lidhur kështu ‘fatin’ e Maqedonisë së Veriut me atë të Shqipërisë si kompromis për stabilitetin e rajonit.
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, tha Macron..
French President @EmmanuelMacron said the majority of #EU countries opposed #accession talks with ?? & a few were against??. He argued that granting membership talks to one country alone would be a terrible mistake for #Balkans. pic.twitter.com/8r2nDAjoOv
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 18, 2019