Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” në Fax News disa nga mesazhet që i kishin dërguar në ditën kur gjykata Kushtetuese do të mbante sencën për të diskutuar shkarkimin e tij.
Meta tha se ishin të shumtë ata që dëshironin shkarkimin e tij në mënyrë që menjëherë të rikthehej në politikën aktive. Por Meta shtoi se për këtë mund të flitej pas 25 korrikut dhe se pas kësaj date, karriera e tij politike do të riniste nga fillimi.
Juela Meçani: A do ketë një rikthim tuajin në krye të LSI-së pas datës 25 korrik?
Meta: Në 25 korrik jam në dispozicionin tuaj, mos më ngacmoni më shumë para 25 korrikut. Sot më çmendën me mesazhe. Nuk është thjeshtë çështje LSI-je por shumë më gjerë. Po lexoja mesazhet që thonin “suksese” që ishin pakicë se shumica thonin “ishalla o Zot të shkarkojnë sot”.
Në 25 korrik filloj karrierën politike nga e para. Mendova që të merresha më pas me diplomaci mirëpo tani të tërhiqesh tani nga politika është sit ë kryesh një akt tradhëtie ndaj atdheut. Kur e shikoj se atdheu është në rrezik, si mundem unë të tërhiqem? Unë Ilir Meta student i dhjetorit kur shoh sesa mbrapa jemi ne, kur shoh sesi largohen të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë?
(B.V/Faxweb.al)
Discussion about this post