21:07 | 06/05/2025

“Shumicën aritmetike për të krijuar qeverinë socialiste as e diskutojmë fare”/ Rama në Korçë: Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit

Në takimin përmbyllës në Korçë, kryesocialisti Edi Rama, teksa u ka kërkuar votën korçarëve, theksoi se kjo votë nuk është për PS dhe krijimin e qeverisë së re më 11 maj, pasi pa modesti e mendjemadhësi, shumica për të krijuar qeverinë socialiste as nuk diskutohet fare.

Rama tha se kjo votë është historike pasi vendoset fati i Shqipërisë në BE.

“E gjithë Korça e pa ca ndodhi në Pallatin e Kulturës, shfaqje e lemeritshme antikombëtare antikorçare. Në kontrast me mandolinën që patë në fillim të këtij mitingu. Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar”, tha Rama:

Edi Rama: Të gjithë ata që janë mërzitur me Nikon, janë fare të pakënaqur me mua, janë krejt të paorientuar që të vijnë drejt nesh duhet ti dëgjojnë disa fjalë nga unë sot.

Jo të bëhen me Nikon e mua, por për tu arratisur nga ajo lemeri dhe nga ajo kënetë. Nuk është votë për shumicën aritmetike, për të krijuar një qeveri PS. Shumicën e krijimit të qeverisë socialiste, as nuk e diskutojmë fare.

Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputetit të kënetës dhe ky deputeti bënte Uuu uuu, dhe ata bravooo. Nuk e e besoja dot se ishte deputet.

Para
 



Të Fundit