01:50 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Shuplakë’ Ramës/ Meta kundër vendimeve ndaj medias: Boll censurës dhe demonizimit

21:45 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Letra për Trump, reagon për herë të parë Rama: Edhe Ilir Meta e hoqi këpucën. Akt qesharak, nuk e imagjinoj dot

Presidenti Ilir Meta është pozicionuar për të disatën herë kundër fushatës së nisur nga kryeministri Rama ndaj bllokimit të portaleve e faqeve kritike në rrjetet sociale.

Në intervistën e dhënë sot për emisionin “Përballë” në RTSH, Meta është shprehur qartë se është kundër demonizimit dhe çdo lloj censure ndaj medias, të cilën e ka falenderuar për punën e bërë veçanërisht për raportimin e pasojave të tërmetit.

“Por edhe të gjithë institucionet të punonin me përgjegjësi, të ishin nën presionin e opinionit publik. A mund të ketë patur një teprim këtu apo aty? Kjo është gjë tjetër, por kjo nuk duhet të përdoret si pretekst për të demonizuar rolin e mediave që në tërësinë e vet për mendimin tim ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më mirë të na mbajë media ne nën presion, që të bëjmë ne detyrat tona, sesa të mbajmë ne median nën presion në mënyrë që ato të mos raportojnë problemet apo shqetësimet që kanë qytetarët në terren”, tha Meta ndër të tjera.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Zoti Meta, për t’u kthyer sërish te situata e jashtëzakonshme e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Ju keni folur edhe për median, ju citoj ku shpreheni se vlerësoni punën e gazetarëve, por keni bërë thirrje që ky moment mos të përdoret për të shënjestruar median. Kujtoj se u ndaluan nga policia dy administratorë të një portali dhe një vajzë që shpërndau në rrjetin social një shkrim, që u konsiderua se përhapte panik. A keni një qëndrim për këtë?

Presidenti Meta: Mendoj se qëndrimi im ka qenë tepër korrekt. Nëse mediat nuk do të kishin raportuar që në fillim, mund t’ju them që edhe për mua si Presidenti i vendit, do të ishte e vështirë të isha ndërgjegjësuar për pasojat e tmerrshme të tërmetit.

Ka qenë raportimi i menjëhershëm i mediave për ndërtesat e shkatërruara, për njerëzit nën rrënoja, që ka ndikuar mjaft në sensibilizim. A ka pasur kjo një lloj paniku?

Padyshim, vetë tërmeti do të thotë panik në një farë mënyre, por pa raportimin e tyre të vazhdueshëm, të palodhshëm, kanë ndenjur me ditë, me net pafund, do të ishte e vështirë që edhe situata të ndiqej nga të gjithë me vëmendje dhe me shqetësim nga të gjithë.

Por edhe të gjithë institucionet të punonin me përgjegjësi, të ishin nën presionin e opinionit publik. A mund të ketë patur një teprim këtu apo aty? Kjo është gjë tjetër, por kjo nuk duhet të përdoret si pretekst për të demonizuar rolin e mediave që në tërësinë e vet për mendimin tim ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më mirë të na mbajë media ne nën presion, që të bëjmë ne detyrat tona, sesa të mbajmë ne median nën presion në mënyrë që ato të mos raportojnë problemet apo shqetësimet që kanë qytetarët në terren.

Gazetarja: Ka patur komente se gjendja e jashtëzakonshme po përdoret për të goditur zëra kritikë ndaj qeverisë. A shikoni diçka të vërtetë në këtë drejtim?

Presidenti Meta: Unë mendoj se çdo zë kritik duhet dëgjuar me qëllim reflektimin dhe përmirësimin e gjithë këtij mekanizmi të funksionimit të përballimit të kësaj krize. Sepse është një krizë krejtësisht e re, me të cilën ne ndeshemi, sepse në 1979-n ka qenë një situatë tjetër, tjetër shtet, nuk ka patur media, ka patur vetëm një TVSH (Televizioni Publik Shqiptar), ndërsa tani jemi në një situatë krejtësisht të re.

Nuk duhet të ecim në rrugën e censurës, por duhet të ecim në rrugën e bashkëpunimit me median dhe në rast se do të ketë informacione zyrtare periodike më të vazhdueshme, edhe për çdolloj media po themi dashakeqe, se do të ishte më e vështirë për të dhënë një lajm jo real, apo informacione jo të sakta. Pra, duhet ta shikojmë edhe nga transparenca nga pozicioni jonë. Sa më transparentë ne të jemi, aq edhe më mirë informohet opinioni dhe mediat detyrohet të gjitha të respektojnë këto standarde transparence.

Etiketa: Edi Ramilir metamedia
Pas

A do të mbahet tubimi në 8 Dhjetor? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Para

Kuksiania fiton çmimin “TechWomen” në Angli: Ia dedikoj vendit tim, supet e shqiptarëve s’janë kërrusur kurrë

Para
Kuksiania fiton çmimin “TechWomen” në Angli: Ia dedikoj vendit tim, supet e shqiptarëve s’janë kërrusur kurrë

Kuksiania fiton çmimin “TechWomen” në Angli: Ia dedikoj vendit tim, supet e shqiptarëve s’janë kërrusur kurrë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.