15:36 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

BE shuplakë të fortë Ramës: Në vend që t’i përgjigjet dështimeve të qeverisjes, kohët e fundit e ka bërë edhe më keq

14:30 | 06/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE shuplakë të fortë Ramës: Në vend që t’i përgjigjet dështimeve të qeverisjes, kohët e fundit e ka bërë edhe më keq

Një shuplakë të  fortë  i ka dhënë Këshilli Europian qeverisë “Rama 2”.  Në një shkrim të publikuar në faqen e saj zyrtare ka bërë një analizë të situatës në cilën gjendet Shqipëria aktualisht  dhe ka theksuar “që në vend që t’i përgjigjet dështimeve të qeverisjes, kryeminsitri Edi Rama kohët e fundit e ka bërë edhe më keq”. Sipas këtij raporti trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë Shqipëri.

“Shqipëria ka ndarje të thellë politike, në të cilat politikat dhe marrëdhëniet e klaneve ndërthuren në një rrjetë hakmarrjeje dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë mjedis. Në vend që t’i përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisjes, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit e ka bërë më keq duke rritur idenë e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit shqiptar në Maqedoninë fqinje.” shkruhet në analizën e KE -së në lidhje me Shqipërinë.

Më tej shkruhet  për Ballkanin se nuk po kalon një kohë të mirë.  “Ballkani nuk po kalon një kohë të mirë. Shkalla e madhe e dhunës që përjetoi rajoni në vitin 1990 nuk është më pjesë e politikave ballkanike. Ka progres, sigurisht. Megjithatë, mungesa e dhunës nuk do të thotë se ka mungesë problemesh. Ekonomia e dobët, rritja e pakënaqësisë së popujve karshi liderëve që kanë dhe ripërtëritja e tensioneve etnike ka krijuar tension të lartë poshtë një sipërqafeje të qetë në dukje,” shkruan KE në këtë raport.

Çfarë tha dje Rama  për gjendjen në të cilën ndodhet vendi?

”Shqipëria e sotme nuk ka asnjë të krahasuar me Shqipërinë e 4 viteve më parë! Faktet e mbledhura në fushën e betejës, një betejë ditë për ditë me krimin dhe paligjshmërinë janë kokëforta dhe as llumi i derdhur ditënatë nga opozita në mexhelis, as pasqyrat e transformuara televizive, dixhitale apo prej letre të kazanit mediatik, nuk e përmbysin dot të vërtetën e këtyre rezultateve të arritura në fushën e rendit e të sigurisë publike në 4 vitet e fundit”, deklaroi dje krenar kryeministri Rama. (J.V/Faxweb)

Komenti i plotë i BE:

Ka ardhur koha që BE të lëvizë përtej “stabilokracisë” dhe t’u kundërvihet liderëve politikë kleptokratë nacionalistë. Ballkani nuk është më i trazuar si më parë. Dhuna në shkallë të gjerë që e bëri rajonin shqetësim kryesor për politikën evropiane në vitet ’90 nuk është më tipar i politikës ballkanike. Ky është progres, pa dyshim. Por mungesa e dhunës nuk do të thotë mungesë problemesh. Dobësia ekonomike, padurimi i njerëzve me liderët dhe tensionet e rinovuara etnike kanë krijuar një përzierje të paqëndrueshme nën sipërfaqen e qetë. Teksa vëmendja e Evropës për këto çështje është ulur, aktorë të jashtëm, kryesisht Rusia, por edhe Turqia e Kina, nisën të ndërhyrnin. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ruajë stabilitetin dhe influencën në oborrin e tij të pasmë të trazuar, duhet të riangazhohet me Ballkanin. Hyrja në BE duhet të mbetet një pjesë e rëndësishme e angazhimit evropian. Por duke parë problemet akute në rajon dhe hapin e ngadaltë të zgjerimit, BE duhet të marrë hapa konkretë, të menjëhershëm që mund të sjellin ndryshime për publikun vendas dhe të ndryshojnë dinamikën negative në rajon. Hapat duhet të përfshijnë rritjen e investimeve në ekonomitë ballkanike, përmirësim të asistencës teknike për qeveritë ballkanike dhe, më kryesorja, mbajtja ee liderëve ballkanikë në standarde të larta politike. Sëmundja ballkanike Paqja ka sjellë një farë rritjeje të moderuar dhe reduktim varfërie në Ballkanin Perëndimor. Por korrupsioni dhe papunësia, veçanërisht midis të rinjve, e cila varion nga 39% në Malin e Zi në 54% në Bosnjë e Hercegovinë, mbetet plagë e përhershme. Jo rastësisht, pakënaqësia me politikën dhe politikat e ndjekura është në rritje. 71% e qytetarëve në rajon nuk kanë besim as te efektiviteti dhe paanshmëria e gjyqësorit. E gjitha kjo do të thotë që njerëzit kanë shumë pak shpresa për të ardhmen. 43% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë emigrimin. Përtej sfidave të ngjashme ekonomike, të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë edhe tensione etnike që vlojnë, ndonëse secili ka specifikat e veta. Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinjë. Bosnjë Hercegovina ende vuan nga stanjacioni dhe bllokimi 22 vjet pas përfundimit të luftës civile. Përçarjet midis tre grupeve etnike janë rritur në dhjetë vitet e fundit. Vetëm pak nga institucionet shtetërore funksionojnë siç duhet në aspektin multi-etnik. Banka Qendrore, për shembull, ka tre liderë konkurrues dhe ushtria ka gjasa të ndahet në linja etnike në rast krize. Basti i BE se ndërtimi i institucioneve do të krijonte një shtet multietnik është humbur për shkak të politikave etnike. Besnikëritë etnike janë forcuar më tepër se çdo institucion i ndërtuar nga të huajt. Kosova po vuan për të krijuar një qeverisje të mirë, ndërkohë që përballet me tensione të reja me Serbinë. Kryeministri i Kosovës dhe heroi i luftës Ramush Haradinaj, dy herë i gjykuar në Hagë, ka kërcënuar me pretendim territorial për një të tretën e Serbisë. Prishtina ka rindezur tensionet edhe me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Në Maqedoni, kriza e brendshme politike shkaktoi tensione ndëretnike dhe madje edhe dhunë. Konflikte të reja nuk janë rrezik akut, por një krizë më e madhe vjen rrotull. Liderë si ish-kryeministri Nikola Gruevski vazhdojnë të luajnë “kartën etnike” për përfitime politike, çka rrezikon rindezjen e dhunës. Mali i Zi arriti të anëtarësohej në NATO e t’i shpëtonte një përpjekje për grusht shteti të asistuar nga Rusia. Por është ende në fillim të procesit të reformave evropiane dhe ka nevojë të stabilizojë financat publike. Në fund, zyrtarët serbë janë po aq të gatshëm për të provokuar tensione rajonale. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç kohët e fundit vuri në dukje se Serbia nuk duhej ta kishte njohur kurrë Maqedoninë me emrin aktual. Deklarata të tjera serbe u bëjnë jehonë akuzave në politikën e brendshme maqedonase që portretizojnë Zoran Zaev dhe koalicionin e tij të ri si një hap drejt shkatërrimit të Maqedonisë dhe krijimit të Shqipërisë së Madhe. Tërheqje në “stabilocraci” Sëmundja ballkanike ka efekt indirekt kur vjen fjala për legjitimitetin e BE. Vetëm 39% e publikut në rajon vazhdon ta shohë anëtarësimin në BE si gjë të mirë për ekonomitë e tyre. Më keq, liderët ballkanikë tani e shohin gjithë procesin e hyrjes me cinizëm. Një politikan vendas e ka përshkruar kështu: “Ne e gënjejmë (BE) se e kemi seriozisht për reformat, ata na gënjejnë se e kanë seriozisht për pranimin”. Cinizmi i tyre mund të kuptohet. Publiku evropian duket kundër shtimit të anëtarëve të rinj në BE dhe nuk ia fsheh qeveria.

 

DETAJET E PLOTA TË KËSHILLI EUROPIAN PËR SHQIPËRINË:

http://www.ecfr.eu/article/commentary_what_europe_can_do_for_the_western_balkans_7238

 

 

 

 

Etiketa: edi ramakeshilli europianraportishqiperia
Pas

Kryemadhi: Rama nuk do ia dalë, as me miliardat që po hedh për lobimin te ndërkombëtarët!

Para

Balla: Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe, po përpiqet të mbyllë dosjen CEZ

Para
Taulant Balla: Basha shkeli ligjin e dekriminalizimit, shpif ndaj Policisë së Shtetit

Balla: Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe, po përpiqet të mbyllë dosjen CEZ

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

FOTO/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

Qesarakë/Denoncim për presion ndaj votuesve,brenda qendrës së votimit 1615

Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

Vota e diasporës, mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me vota

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj

Librazhd/U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.