Ajo duket arma më e fortë e Erion Veliajt. Propaganda ka dominuar në të gjithë karrierën e tij. Tani është amplifikuar.
Me një staf prej 45 vetësh që merret me foto, video, tekste, facebook e çdo gjë tjetër që ka të bëjë me imazhin e kryetarit, ai ka pas një prej skuadrave më të mëdha reklamuese të ndonjë politikani në vend.
Të gjithë paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës. Në funksion të imazhit të kryebashkiakut është çdo gjë, çdo punë e çdo punëtor i thjeshtë. Një video e siguruar nga Lapsi.al tregon se si një nga anëtaret e stafit të propagandës së bashkisë u kërkon punëtorëve të gjelbërimit të pozojnë anës Lanës.
Janë në orarin e punës, por ajo u merr kohë e u kërkon të bëjnë sikur punojnë, në mënyrë që të dalin sa më mirë në foto.
Është pranverë dhe Tirana ka nisur të gjelbërojë.
Ajo çfarë ofron kryeqyteti në këtë stinë, s’mund të lihet pa u shfrytëzuar si sfond për “veprat” e kryebashkiakut. Si çdo gjë tjetër, gjithçka është në shërbim të propagandës së një kryetari që punon.
Sikur po punon, tregojnë prapaskenat. /Lapsi.al
https://www.youtube.com/watch?v=oYaxiJHe_gM
Discussion about this post