01:42 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Si dhe kur vdes njeriu nga i ftohti? Simptomat dhe çfarë duhet të bëjmë

17:06 | 09/01/2017
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si dhe kur vdes njeriu nga i ftohti? Simptomat dhe çfarë duhet të bëjmë

Temperaturat e ulëta mund të çojnë në vdekje dhe këtë e kanë treguar viktimat e acarit që ka përfshirë Europën ditët e fundit.

Po çfarë i ndodh trupit kur temperature nis të bjerë? Në çfarë temperature vdes njeriu? Simptomat dhe këshillat që duhet të ndiqni…

Hipotermia

Është një gjendje klinike që ka të bëjë me uljen e temperaturës së pacientit nën një vlerë të caktuar. Kur temperatura e trupit bie shumë, metabolizmi nuk arrin të jetë aktiv dhe për të ruajtur veten hyn në një gjendje qetësie, që i lejon të kursejë energjinë. Por nëse nga kjo gjendje nuk dilet Brenda një kohe të caktuar, mund të pasojë vdekja.

Në çfarë temperature vdesim?

Për të folur për rrezik vdekjeje, temperatura e trupit duhet të jetë 24 °C. Në këtë temperaturë, pacienti pëson ndalim të qarkullimit të gjakut, çka çon në bllokimin e aktivitetit të trurit dhe humbjes së të gjitha shenjave jetësore. Ky proces nis nga “ngrirja” e qelizave që në temperatura të ulëta nuk arrijnë të prodhojnë energjinë e nevojshme për të mbajtur aktivitetin elektrik dhe bllokojnë funksionimin normal të trupit.

Për pasojë, fillimisht nisin të ftohen gishtat, duart, krahët e me radhë. Për këtë arsye, ne e ndiejmë të ftohtin në këto pjesë të trupit. Në këtë pikë, nëse temperatura nuk kthehet në normalitet, i ftohti arrin zemrën dhe trurin.

Simptomat

Variojnë sipas temperaturave të trupit.

Grada e parë: 35-32°C. Simptomat janë: takikardi, të dridhura, ngushtim i enëve të gjakut, përgjumje.

Grada e dytë: 32–28°C. Simptomat janë: aritmi e zemrës, tension i ulët, probleme me frymëmarrjen, bebëza të syrit të zgjeruara, reduktim i reflekseve, gjendje të fikëti.

Grada e tretë: 28-24°C. Simptomat janë: probleme me zemrën, humbje e ndjenjave, humbje e shumë prej shenjave jetësore.

Grada e katërt: temperatura nën 24 °C, gjendje kome dhe vdekje.

Si të shpëtojmë nga hipotermia?

Në pritje të mbërritjes së urgjencës së specializuar ajo çfarë mund të bëjmë është:

Të spostosh me kujdes pacientin në një vend të sigurt

Të përdorësh batanije, veshje, kapele e doreza për ta ngrohur

Të shtrihesh pranë tij për t’i dhënë nga nxehtësia e trupit

T’i japësh pije dhe ushqim të ngrohtë (nëse janë kushtet)

Çfarë nuk duhet të bëjmë?

Në rastet e hipotermisë, mjekët këshillojnë të shmangen fërkimet e pacientit në zonat ku ndien të ftohtë. Pijet alkoolike nuk ndihmojnë, prandaj duhen shmangur. Nuk duhet futur pacienti në ujë të nxehtë, pasi kjo mund t’i shkaktojë gjendje shoku.

Për shkak të motit të ftohtë, deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën tre persona. Një rast në Sarandë, një rast në Durrës dhe rasti më i fundit në Lushnje. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: hipotermiai ftohtikeshilla
Pas

Koalicion me PS apo PD pas 18 qershorit? Ja si përgjigjet Meta (INTERVISTA)

Para

Asnjë vrasje në Dibër gjatë 2016-ës, por hashashi bën “kërdinë”

Para
Asnjë vrasje në Dibër gjatë 2016-ës, por hashashi bën “kërdinë”

Asnjë vrasje në Dibër gjatë 2016-ës, por hashashi bën “kërdinë”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.