Momenti i lumtur për deputeten Jorida Tabaku sapo ka mbërritur. Ajo është bërë nënë e dy vajzave binjake, të cilat Tabaku ka vendosur t’i quajë Arba dhe Iris.
Pritja e ëmbël nuk e pengoi deputeten të ishte pjesë aktive e protestës së opozitës dhe as e fushatës për zgjedhjet e 25 Qershorit.
Tabaku është martuar me profesorin e Ekonomisë, Saimir Sallaku dhe më herët pat deklaruar në intervista që mezi priste të bëhej nënë.
Nëna dhe 2 vajzat mësohet se janë mirë dhe po shijojnë momentet e bukura me njëra-tjetrën.
Tashmë deputetja do të ketë padyshim verën më të rrëmujshme të saj, rritja e dy vajzave nuk do të jetë e lehtë për të. Po sigurisht kur gjithçka bëhet me dashuri mundimet harrohen shumë shpejt. (D.D/SHUPLAKA)
Discussion about this post