Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të bëjë një qeveri të vogël gjatë mandatit të tij të dytë 4-vjeçar.
Në një rrëfim për “IN Tv”, ku ka folur jo vetëm për politikë, Rama ka deklaruar se qëllimi i zvogëlimit ka si synim rritjen e efiçenncës. Ndërkohë që tha se parimi në 4 vjet qeverisje do të jetë me më pak në çdo aspekt.
“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjensive, inspektoriateve, drejtorive,n duke u mundur të rrisim efiçencën dhe parimi kryesor i katër viteve do të jetë më shumë me më pak në çdo aspect”, tha Rama.
KKryeministri tregohet i rezervuar kur pyetet për emrat e ministrave të rinj që pritet të jenë në kabinetin e tij.
Ai thotë se do t’i zbulojë emrat por për momentin nuk e ka të qartë se kush do të jetë ministër dhe ku do të jetë.
“Patjetër që do tua zbuloj, por nuk e kam të qartë se kush se kush do të jetë ku”, u shpreh Rama.
Për sa u përket emrave të rinj në cabinet Rama përgjigjet shkurt që do të ketë
“Po do të ketë emra të rinj”, tha ai pas pyetjes së gazetares. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post