Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët se si ka ndërmend që të rrëzojë Edi Ramën, ndërsa u përgjigj dhe për arsyet se pse e shpalli armik.
Berisha u shpreh se vetëm vota e lirë mund të rikthejë demokracinë në vend, ndërkohë që e konsideroi kryeministrin një politikan të pangopur, që do të rikthejë monizmin në vend.
Si do ta rrëzoni Edi Ramën, thjesht me fjalime përpara kryeministrisë?
Berisha: Në fakt, po nuk iku do ta heqim. Meqënëse shtrove çështjen, unë kam këtë koment, dje kam deklaruar Edi Ramën armik, dhe sigurisht që mund të ketë pasur dhe mund të ketë njerfëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime, e para për monizmin që vendosi. Monizmin e rrëzuam në vitet 90, e kishin etërit e Edi Ramës, e ktheu Edi Rama.
Për mua vota është thelbi i lirisë, duke i marrë votat me patrinazhistët, ai rrëmbeu votat me thasë eurosh, me banda, me gjak. Me votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit. Nëse ka fatkeqësi për një komb është monizmi.
Edi Rama do të trajtohet si armik i votës së lirë, dhe kurrë nuk do të prekë më votat e shqiptarëve. Kjo është e preë, me çdo çmim, Duhet të dini një gjë, Edi Rama është sot 25 vite në pushtet, nuk i ka prekur kush një votë të vetme. Në 2011 kur humbi bashkinë, çdo votë u numërua me 5 kamera live. Edi Rama nuk qe i gatshëm që të komenonte qoftë dhe një votë të vetme.
Ju mund të thoni se sot e ka pushtetin 100% se Basha bojkotoi zgjedhjet, por unë iu them që Edi Rama e deshi këtë, Edi Rama donte me çdo kusht që të bojkotonte zgjedhjet lokale. Isha i gatshëm që edhe 10 muaj ti shtyja zgjedhjet dhe në monizëm të mos shkoja.
Edi Rama është demon pushteti, nuk jep model tjetër veç atë të etërvetë tij. Vjedhjet e tij janë të pandalshme, është i pangopur. Nëse dje e kam shpallur armik, o do të votojnë shqiptarët, ose e ardhmja e tyre nuk ekziston.