Ashtu siç është bërë e ditur më herët, policia e shtetit ka krijuar Njësisë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim, në mënyrë që të luftohen të fortët që vazhdojnë të jetojnë në liri.
Në një video të bërë publike nga vetë policia e shtetit, janë simuluar dhe disa aksione që kjo njësi do të kryejë.
Kjo njësi dhe drejtuesi i policisë kriminale, së bashku me zv.ministrin Besfort Lamallari kanë qenë së fundi në Poloni, ku kanë ndarë eksperiencën, me Njësinë Speciale në këtë vend.
“Jemi këtu së bashku me Drejtorin e Policisë Kriminale, në Njësinë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim.
Është njësia më e re speciale pranë Policisë së Shtetit, për identifikimin, gjurmimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave më të rrezikshëm.
Kjo njësi përbëhet nga dy komponentë, komponenti i Inteligjencës, i cili ka për detyrë të mbledhë infromacionin, ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës dhe bashkëpunon intensivisht me agjensitë homologe në nivel europian;
si dhe Njësia Operative e cila funksionon në shërbim të Njësisë Inteligjente, për bërjen të mundur të ekzekutimit të urdhrave të arrestimit të personave më të rrezikshëm, qofshin këta në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar.
Janë shumë mirë të trajnuar dhe plotësojnë gjithë kushtet e parametrat e nevojshëm për të funksionuar si homologë të denjë të Njësive në vendet e Bashkimit Europian”, tha zv.ministri Lamallari.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post