Në lidhje të drejtëpërdrejtë për Faxnews meteorologu i Metoalb Hakil Osmani foli për parashikimin e motit për javët dhe muajt në vijim. Duket se moti po çmendet këtë periudhë ku kemi patur më së shumti reshje të dendura shiu, dhe kjo gjë ka penguar qytetarët të fillojnë pushimet e këtij sezoni. Osmani u shperh se fatkeqësisht muaj qershor do të mbyllet me vranësira dhe reshje shiu.
“Të gjitha ditët e muaj kanë qenë me reshje të herë pas hershëm. Por po ashtu edhe ditët e mbetura të muajt do të kenë reshje shiu perjashto ditën e premte.
Ndërsa fundjava do të jetë me mot të paqëndrusehsm por paqëndrueshmëria do të jetë më e theksuar në zonat malore edhe përse edhe vendet bregdetare do të mbeten të rrezikuara nga reshjet. Pritet që muaj qershor të mbyllet me mot të paqëndrueshme kryesisht në orët e mesditës, nga mesi i javës që vjen do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 30 gradë celcius. Pra po përjetojmë një pranverë.” u shreh meteorologu.
“Muaj korrik dhe gusht do të jenë muajt më të nxehtë dhe temperaturat do ta arrijnë deri ne 40 gradë celcius, vranësirat do të jenë të pakta dhe më tepër në zonat malore. Ndërsa shtatori do të jetë një muaj më i ngrohët se përhere.” u shpreh Osmani.
Gjatë kësaj përiudhe jo vetëm Shqipëria por edhe vendet e rajonit kanë patur reshje shiu të koniderueshme tha ndër të tjera meteorologu.(M.H/faxweb.al)