Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes duke zbuluar se PS është zbatuar në vende të ndryshme si Kroacia, Austria, Belgjika, Danimarka, Republika Ceke. Balla shtoi se zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen me lista 100% të hapura. I pyetur nëse do të miratojnë në mënyrë të njëanshme kodin zgjedhor të propozuar nga PS nëse nuk ka një propozim nga opozita e bashkuar, Balla tha se nuk beson që PD do të përjashtohet nga ky proces.
Fjala e Taulant Ballës:Listat e Hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve .
PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri. Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve.
Ne e inkurajojmë Këshillin Politik me qëllim që do të gjejmë gjuhën e përbashkët në përkthimin si duhet të ndryshimeve të miratuar në Kushtetutë në Kodin Zgjedhor. Nga opozita parlamentare ose nga një deputete janë bërë disa propozime nga ana e tyre. Unë shpresoj se dhe nga ana e opozitës jo parlamentare, të kemi mundësinë që të vazhdojmë diskutimin me ta dhe partitë e tjera.
Drafti i propozuar prej nesh është me lista 100% të hapura. Propozimi ynë zbatohet në vende si Kroacia, Austria, Belgjika, Danimarka, Republika Ceke. Një shtet unitar si i joni, e ka të nevojshme, dhe mbi të gjitha kjo është e vetmja formulë që garanton dhe mbron barazinë gjinore. PS do të ketë në grupin e asaj parlamentare pas 25 prillit do ketë 1 të tretën gra.
Këto janë çështje të hapura. Kemi bërë shumë vite për të bërë një Kuvend të tillë. Kjo formulë e ka forcuar. Kjo është një gjë që i bën mirë parlamentarizmit.
Nuk është aspak e vërtetë që një kandidat duhet të marrë më shumë vota se partia. Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne, por e kanë pjesa më e madhe e vendeve. Kemi menduar që përzgjedhja më e mirë ose modeli më i mirë janë vendet që listova më lart. Pa dyshim ka këndvështrime që mund të zgjidhet modeli i Kosovës. Fakti që lista ose renditja shtyhet nga renditja që merr një deputet.
Nuk e besoj që PD do të përjashtohet në këtë proces. Nëse nuk ndodh, ndryshimet kushtetuese kanë ndodhur dhe do të shkojmë në zgjedhjet e 25 prillit me lista të hapura.
Discussion about this post