Dita e stome ka nisur e kthjellët, me vranësira të pakta në zona të ndryshme të vendit. Është ndjerë rënia e temperaturave me 4-5 gradë dhe era ka fryrë e lehtë. Mirëpo, moti nuk do të vijojë kështu në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë fundjavës.
I gjithë vendi do të dominohet nga mot i paqendrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në mesditë do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rebesheve dhe stuvive lokale në pjesën e dytë të ditës.
Situata do të paraqitet e njëjtë edhe gjatë fundjavës. Do të ketë kthejllime të herëpashershme por edhe shira. Bëni kujdes nëse po planifikoni të udhëtoni nesër!
Discussion about this post