Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç do të synojë të vijë në Kosovë sërish.
Të paktën kështu raporton gazeta serbe Danas e cila thirret në burime “të sigurta” brenda qeverisë së Serbisë.
Sipas kësaj gazete, Gjuriçi do të vijë në Kosovë më 20 prill, ditën kur është paralajmëruar krijimi i Asociacionit nga serbët, transmeton lajmi.net
“Nuk duan ta specifikojnë se kur do të planifikojë udhëtimin e ardhshëm, por sigurisht mund të jetë më 20 prill kur serbët do të formojnë krijimin e Asociacionit”, shkruan gazeta serbe.
Ndonjë konfirmim zyrtar nuk është marrë nga zyra e Gjuriçit.
Ky i fundit u arrestua dhe u dëbua nga Kosova të hënën, kur kishte hyrë ilegalisht dhe pa leje. Kjo bëri që Lista Serbe të marrë vendim për largim nga qeveria Haradinaj. Mbetet për tu parë se si do të reagojnë institucionet e Kosovës, në një kohë kur kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar Listën Serbe se veprimet e njëanshme për asociacionin janë të dëmshme dhe do të marrë përgjigje. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post