Duke përdorur atë që njihet në shkencë, si rezolucioni i lartë i spektometrisë masive, teknologjia e re, përmes marrjes së shenjave të gishtave mundëson, sipas shkencëtarëve te Universitetit te Surrey-it, në afërsi të Londrës, zbulimin e saktë të përdoruesve të kokainës ose nëse një person i caktuara e ka prekur me dore këtë droge.
Kjo teknologji e re zbulon praninë e kokainës përmes djersës së marrë nga gjurmët e gishtave. Kjo teknike mësohet se ka filluar të përdoret në Angli. Sipas shkencëtarëve, për shkak të një molekule të prodhuar në organizëm nga kokaina, u gjet në analizat e bëra edhe pasi personat e analizuar kishin larë duart me sapun.
Sipas të dhënave zyrtare nga “Home Office”, përdorimi i kokainës ka pësuar një rritje mjaft të madhe që nga vitit 2012, ku rreth 3 për qind e britanikeve të moshës nga 16 deri në 59 vjeç e kanë përdorur kokainën gjatë vitit te kaluar. Tregu i kokainës në Londër vlerësohet të jetë në shifren e 1 miliardë stërlinave.