Një tjetër skandal në të cilin është përfshirë Policia Rrugore është bërë publik ditën e sotme. Bëhet fjalë për urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK për drejtorin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, i cili dyshohet se ka marrë para nga një grua pas një aksidenti rrugor.
Ajo që e bën këtë rast të paprecedent është fakti se drejtuesi i këtij institucioni, përkatësisht Roven Zeka, nuk ka ndjekur procedurat ligjore, por është përpjekur të përfitojë nga situata të tilla aksidentesh.
Sipas SPAK, Zeka nuk ka vepruar i vetëm në rastet e korrupsionit, por në bashkëpunim me Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore, dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Policisë Rrugore. Për këta të fundit është ekzekutuar masa e arrestit me burg.
Roven Zeka e mori postin e drejtuesit të Policisë Rrugore vetëm disa muaj më parë.