Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka cituar ish-kryeministrin britanik Winston Churchill, për sa i përket mënyrës se si mund të shihet sipërmarrja.
Duke ditur kontekstin politik ai tërthorazi sulmon qeverinë, që siç ka thënë edhe më herët sipërmarrjen e shikon si një lopë që duhet mjelë dhe grabitur.
Së fundi Vasili shpesh u është referuar njerëzve të famshëm që kanë bërë emër në fusha të ndryshme duke i cituar ato në lidhje me tema të ndryshme në mënyrë që qytetarët të bëjnë krahasimin me atë se si vepron qeveria.
POSTIMI I VASILIT:
“Disa e shohin sipërmarrjen private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjerë e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron.”
Ëinston Churchill (B.H/Shuplaka)