Kendall Jenner për momentin është modelja më e kërkuar në botë, ndërsa revista Forbes këtë vit e ka shpallur si modelen më të paguar në botë.
Por së fundmi ajo është shfaqur në rrugët e Majamit dhe kanë zbuluar se si duket modelja pa grim në fytyrë. E veshur me tuta sportive, Kendall e ka kaluar kohën jashtë shtëpisë, duke telefonuar dhe duke mos e vërejtur se paparacët janë duke e përcjellë në çdo hap. Madje i duken edhe disa akne në fytyrën e saj.
Kjo bukuroshe viteve të fundit ka zbukuruar kopertinat e revistave më të famshme të modës, si “Vogue”, “Elle”, “Harper’s Bazar”, etj. (J.V/Faxweb)